Granit Xhaka bëhet romantik, ky është dedikimi për Leonitën

By

Granit Xhaka është njëri ndër futbollistët më të famshëm shqiptarë. Duke qenë edhe  mesfushor në njërin nga ekipet më të mira angleze, Arsenal, Xhaka vazhdimisht po e zgjon interesin e publikut.

Ai mund të ketë thyer shumë zemra vajzash, por në zemrën e tij ka vetëm një. Dashurinë për të e ka gjithmonë të hapur duke mos hezituar kurrë ta prezantojë më fansat e tifozët e tij.

Tashmë janë bërë dy vjet që kur ai është fejuar me dashurinë e jetës së tij, Leonitën, e cila është përkrah Xhakës pothuajse kudo që ai shkon, duke bërë tifo në tribinat e stadiumeve të mëdha europiane.

Me rastin e dy vjetorit të fejesës, ai ka pasur një dedikim të veçantë për të fejuarën e tij, duke publikuar unazat e çiftit përmes një fotografie në rrjetet sociale.

“2 vjet”, shkruan Xhaka me pak fjalë, duke treguar se të mërkurën çifti kanë bërë dy vjet nën unazë.

Urime për simpatikët!

2 YEARS ? @__ll.gx__

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka) on

 

Artikuj të ngjashëm