‘Gone girl’ vazhdon rekordet, pothuajse gjysmë milion shikime për 24 orë

By

Mbrëmë u publikua projekti i tretë i përbashkët mes Flori Mumajesit dhe 2po2 i titulluar ‘Gone Girl’.

Se kënga do rezultoj një sukses, kjo deri në një masë pritej marrë shkas nga hitet e mëparshme të dyshes dhe kalibri i artistëve që u bënë bashkë në këtë duet.

Por, ‘Gone Girl’ definitivisht ka tejkaluar parashikimet e bëra nga të gjithë.

Për 24 orë, kënga nga të dhënat e brendshme të kanalit nën menaxhimin e OnAir Music ka arritur të shënoj rreth 450.000 shikime.

Shtuar këtu 7000 pëlqimeve karshi vetëm 100 dislikeve simbolikë në Youtube, kënga tashmë vulosur tashmë si hit i 2016-tës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm