Goldit i dështon koncerti, kjo është arsyeja! (FOTO)

By

Reperi Gold AG po vazhdon të jetë ndër të preferuarit e publikut që kudo ku shkon e mbush vendin duke e djegur atmosferën.

Një gjë e tillë ishte paraparë të ndodhte mbrëmë edhe në Kamenicë por gjërat nuk kanë shkuar siç ishte parashikuar.

Arianit i ka dështuar koncerti, jo për mungesë të njerëzve por për shkak të policisë.

Organet e rendit i kanë ndaluar performancën reperit, me gjasë shkaku i respektimit strikt të orarit  për kufizimin e zhurmës pas mesnatës.

Sidoqoftë, Goldi nuk do i hyj në hak fansave të tij nga ky qytet për faktin se menjëherë në postimin e bërë ku kërkon falje ka paralajmëruar se do shihen në vendin e njejtë me 6 Gusht, për të kompenzuar këtë anulim. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm