Golden Globes 2018: Skandalet seksuale dominojnë ceremoninë, të famshmit me deklarata të fuqishme

By

Këtë vit, ceremonia e ndarjes së çmimeve Për film e teatër Golden Globe Awards, u dominua nga fjalime të fuqishme për skandalet seksuale që kanë përfshirë Hollywood-in.

Është ngjarja e parë Hollywood-iane që e ka adresuar këtë çështje, qysh kur industria amerikane e filmit u godit nga skandalet seksuale, ndërsa kësaj here yjet e filmit ishin veshur të gjithë në ngjyrë të zezë në nderim të viktimave.

Ishte Oprah Winfrey njera nga pjesëmarrëset që ka thënë se ditë më të mira janë në horizont dhe se industrinë e filmit po e presin ndryshime.

Ndërsa fituesi më i madh i mbrëmjes ishte filmi Three Billboards Outside Ebbing, që mori në shtëpi katër çmime.

Ceremonia e Golden Globes organizohet nga “Hollywood Foreign Press Association” dhe si ngjarje e botës së filmit, jep indikacione për ato projekte filmike që do t’ia dalin mirë në natën e Oscars, që do të mbahet me katër mars. /Prive.al

http://www.bbc.com/news/entertainment-arts-42599841

Artikuj të ngjashëm