Gold AG publikon këngën e re, flet për të afërmit që i kemi harruar (VIDEO)

By

Reperi kosovar Gold AG, sapo ka publikuar këngën e radhës. Ai edhe kësaj here ka zgjedhur t’iu këndojë lidhjeve familjare.

Pas dueteve me këngëtaren e muzikës popullore Shyhrete Behluli, ku reperi u thuri vargje raporteve mes nënës e djalit e vëllait e motrës, tani vjen me një tjetër tematikë që ka të bëjë me familje.

Ai në rreshtat e këngës, iu këndon raporteve të prishura familjare me të afërmit teze, daja, halla e axhallarë.

Sipas tij, shoqëria e ka harruar se çfarë është respekti dhe këtë nuk e duron tradita jonë kombëtare. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm