Gocë shtëpie! Kjo fotografi nga vegjëlia e Rita Orës është më se simpatike

By

Këngëtarja Rita Ora, ka publikuar një fotografi në Instagram nga fëmijëria e saj e hershme dhe qëllimi ishte ta uronte babain e saj Besnikun për ditëlindje.

Por me një imazh si ky, vëmendja u tërhoq nga dita e veçantë e Nikut, babait të saj, dhe bie mbi Ritën e cila shfaqet në këtë imazh, duke servuar kafe turke me tabaka.

“Urime ditëlindjen Babi. Ti je miku im më i mirë, heroi im, partneri im në krim dhe ende më kërkon që të të shërbej kafe. Gëzuar edhe për shumë vjet të tjera të përgatitjes së kafesë”, thotë Rita në urimin e saj.

Rita ka një lidhje shumë të fortë emocionale me familjen e saj dhe gjithmonë, atë e sheh bashkë me prindërit edhe në festat e rëndësishme e edhe duke kaluar kohë së bashku. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm