Gjiko çapkëni – pozon para jahtit personal dhe thumbon kolegët

By

Ai është pasuruar aq shumë nga muzika që bën, sa i ka blerë vetes së tij një jaht personal!

Asdren Gjikolli, reperi i njohur me nofkën artistike Gjiko, ka publikuar një fotografi me “dashurinë e tij të re” nga porti.

I veshur me robëdëshambër dhe duke pozuar pranë një jahti goxha luksoz, ai s’e ka lënë me kaq fotografinë.

Imazhit të ri në Instagram, i vuri një përshkrim goxha thumbues që na bën të mendojmë se ua drejtoi kolegëve të tij.

“Qe ju vyn yachti per videoklip ju jepi mos e merni me qirra se shtrejt ish”, ka shkruar reperi.

Gjiko jahtin e ka blerë vitin e kaluar, ndërsa këtë vit, e paska ndërmend ta shfrytëzojë në maksimum. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm