Gjendja jo e mirë shëndetësore: Lyrical Son anulon koncertin në minutat e fundit

By

Reperi i njohur nga labeli PINT, Lyrical Son ishte paraparë që sonte të performojë në një prej klubeve të qytetit të Gjilanit.

Posterat e shpërndarë dhe konfirmimi edhe përmes rrjeteve sociale kishin vulosur faktin se Festimi do zbarkonte në qytetin e Anamoravës për t’i kënaqur fansat e shumtë të grupit.

Megjithatë, ka qenë gjendja shëndetësore e reperit që shquhet për korrektësinë ajo që i ka pamundësuar pjesëmarrjen.

Ndjesë reperi ka kërkuar përmes Instagramit ku pak para mesnatës, pa precizuar qartë se për çka bëhej fjalë saktësisht.

I urojmë shërim të shpejtë! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm