Gëzimi trokiti në derë: Çifti i njohur prindër për herë të tretë!  

By

Këngëtari i famshëm Michael Buble dhe bashkëshortja e tij, aktorja latine Lusiana Lopilato janë bërë prindër për të tretën herë këtë të enjte.

Aktorja ndau momentin e ëmbël për ndjekësit në Instagram nëpërmjet një foto ku duket dora e vogëlushes të sapo ardhur në jetë.

Bebja është vajzë dhe gëzon shëndet të plotë.

Këngëtari i famshëm dhe bashkëshortja e tij janë njëkohësisht prindër të djalit Noah 5 vjeç ( i cili pati një betejë të vështirë dhe të gjatë me kancerin në stomak, por që për fat të mirë, vogëlushi shpëtoi) dhe të Elias, vetëm 2 vjeç.

“Faleminderit zot që na e dhe këtë dhuratë në jetë dhe kaq shumë gëzim”, ka shkruar Luisana nëprofilin e saj në Instagram, ku ka publikuar një imazh ku shihet vetëm dora e vogëlushes së saj, të porsa ardhur në jetë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm