Gëzim i madh! Korab Shaqiri baba për herë të parë!

By

Vetëm pak javë më parë, portali Prive.al zbuloi mbi shtatzëninë e bashkëshortes së këngëtarit Korab Shaqiri.

Lulkaçela, ndonëse nuk e kishte bërë publike këtë pjesë, ishte shtatzënë prej muajsh, larg nga vëmendja mediatike.

E pikërisht sot, fryti i dashurisë mes dyshes ka ardhur në jetë.

Çifti janë bekuar me fëmiun e parë!

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Korabi përmes një fotografie ku në fakt nuk zbulon emrin e djalit që sapo ka ardhur në jetë apo detaje tjera.

‘Gëzim i madh’ – ka qenë mbishkrimi i shkurtër sipër fotografisë që është pasuar me shumë urime nga ndjekësit në rrjete sociale të cilave u bashkangjitemi edhe ne! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm