Geti e Flori fotografohen bashkë, një bashkëpunim i dytë mes artistëve në sfond?

By

Bashkëpunimi i tyre i parë dhe i vetëm, “Baby” ishte shndërruar në hitin e kohës së vet e edhe tani po ta dëgjosh, është ndër këngët më të bukura po.

Dhe duket që dyshja kanë një plan tjetër për të bërë “boom” në tregun muzikor shqiptar.

Flori Mumajesi është ndër kantautorët më të suksesshëm shqiptarë e Getoar Selimi, pa diskutim njëri ndër reperët më të dëgjuar e vlerësuar.

Ata janë takuar dhe mund të aludohet se po përgatisin ndonjë projekt për verë.

Është Flori ai që ka publikuar në profilin e tij në Instagram një fotografi nga vetura e Getit, duke mos dhënë asnjë detaj, megjithatë meqë dyshen s’i kemi parë kaherë bashkë mund të nënkuptohet një bashkëpunim. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm