Genta Ismajli nis xhirimet për videoklipin e ri (VIDEO)

By

Këngëtarja e famshme shqiptare e cila në këngën e fundit erdhi në bashkëpunim me grupin Etnon pati sukses mjaft të madh duke qenë kështu në majat e top listave vendore për një kohë të gjatë.

E pas këngës në fjalë Genta nuk solli ndonjë projekt të ri ndonse i dha hapsirë këngës në fjalë e cila vazhdonte të ndëgjohej me të madhe duke arritur kështu miliona klikime në Youtube.

Tashmë artistja mendon se ka ardhur koha e duhur për të sjellur diçka të re sa i përket muzikës.

Kënga e re veçse është përfunduar më herët teksa videoklipin filloi ta xhirojë mbrëmjen e kaluar e lajmin për këtë gjë e bëri vetë këngëtarja në profilin e saj në Instagram, teksa publikoi një video nga ambientet e “Apartamentit 2XL” ku ajo ishte e ftuar si mysafire. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm