Genta Ismajli më në fund ka gati risitë!

By

Ajo është njëra ndër këngëtaret më të angazhuara në muzikë. E gjejmë të pranishme vazhdimisht në këngë, videoklipe, dhe mbrëmje muzikore.

Është fjala për Genta Ismaljin e cila përveç që është e talentuar, njihet edhe për format e saj të shkëlqyera.

Ajo kohë pas kohe sjellë bashkëpunime me këngëtarë tjerë, ndërsa suksesi i saj i fundit ishte kënga “Shake it”, që ka ardhur bashkë me grupin Etnon, dhe që ishte një hit veror.

Këngëtarja në fotografinë e fundit të postuar në profilin e saj në Instagram ka paralajmëruar projektin e ri muzikor, ku edhe ka ndarë një copë nga teksti në formë enigme për fansat të cilëve u ka kërkuar të plotësojnë shkronjat që mungojnë./Prive.al/

Artikuj të ngjashëm