Gazetari i Reuters: Mes gjithë yjeve ju dukeni më së miri

By

Emocione të papara kanë përshkuar momente të drejtpërdrejta nga tapeti i kuq i ceremonisë Oscar.

Ekipi i filmit ‘Shok’ u intervistua nga gazetari i Reuters i cili tha se ata duken më së miri nga gjithë yjet që kanë shkelur sot në tapetin e kuq.

Ai pyeti producentin e filmit, Eshrefin se sa kohë i ka marrë përgatitja, teksa ky i fundit tha se nuk ka marrë shumë kohë.

Lumi dhe Andi folën për emocionet e tyre në tapetin e kuq teksa deklaruan me shaka se në këto momente nuk iu mungon shtëpia.

Producenti Eshref Durmishi përmendi faktin se shqiptarët anë e mbanë botës po përkrahin ekipin dhe fitorja do shënonte suksesin më të madh që prej shpalljes së pavarësisë në vitin 2008./ Prive.al/

Artikuj të ngjashëm