‘Gati për gjithçka’ – Capital T paralajmëron gjëra të reja…

By

Pasi postoi një video në llogarinë e tij në Instagram ku shihej i djersitur pas ushtrimeve fizike të bëra në njërën palestër të Prishtinës, reperi Capital T, pati për të thënë diçka.

‘Gati për gjithçka, po vjen së shpejti’, ishte përshkrimi i artistit i cili përmes kësaj paralajmëroi projekte të reja.

Gjatë muajit të kaluar, u tha se Capo së shpejti po sjellë bashkëpunim me Butrint Imerin, pasi dyshja nisën mesazhe me kode në Instagram dhe më pas postuan fotografi bashkë.

Por, ky duet akoma nuk është konfirmuar megjithatë pritet të dalë në të ardhmen e afërt.

Capital T këtë verë ishte në krye të top listave me këngën ‘O Ma’ dhe ishte njëri prej artistëve që mbajti më së shumti koncerte kudo ku ka shqiptarë.

Edhe pse reperi nuk dha detaje mbi projektet e reja, ai i gëzoi fansat me lajmin se shumë shpejtë do të kemi risi nga ai./Prive.al

https://www.instagram.com/p/BnbPBjTBjxa/?taken-by=truekapo

Artikuj të ngjashëm