Gashin tash e tutje të gjithë mund ta komunikoni në këtë numër

By

Këngëtari me prejardhje shqiptare, krijuesi i hiteve “Creep on me” dhe “Roses”, ka qenë i gatshëm gjithnjë të jetë sa më afër fansave të tij.

Gjithnjë shfaqet i emocionuar sa herë takon fansat e tij të çfarëdo moshe, duke i përqafuar dhe biseduar me ta.

E tani Gashi ndërmori një hap tjetër, si mënyrë e re që të komunikojë me të gjithë fansat që dëshirojnë të bisedojnë me idolin e tyre.

“Për të gjithë ata që kanë qenë me mua që nga dita e parë, për të gjithë njerëzit që qëndruan më mua  dhe fansat e mi që me duan, sot po publikoj numrin tim personal që të gjithë ju të më shkruani. Kjo është e vërtetë, dua që të gjithë të më shkruajnë.” – tha Gashi në videon që postoi në Instastory të Instagramit.

E për ju që dëshironi, t’i shkruani Gashi çfarëdo gjëje qe iu bie ndërmend ky është numri 917-809-5787. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm