‘GANGSTA LOVE’ PUBLIKOHET NESËR

By

Më në fund, duket se ka ardhur momenti për ta numëruar së prapmi kohën deri në lançimin e këngës “Gangsta Love” nga Noizy e Çiljeta.

Pas mbi dy vjetësh që nga publikimi i trailerit nën fashën ‘së shpejti’ e shtyerjeve të njëpasnjëshme tashmë edhe zyrtarisht dyshja nesër do të ketë gati për publikun projektin e shumë pritur.

Siç kanë bërë të ditur këngëtarët në rrjete sociale, bëhet fjalë për videoklipin më voluminoz të xhiruar me përplot 12 minuta.

Publikimit të videoklipit të realizuar nga Max Production do t’i paraprijë me tre orë versioni lyrics nga kënga.

Noizy në Instagram ka lënë edhe një porosi ku thotë: ‘Gëzohu për vrullin e momentin, qani për fitoren tonë’, duke aluduar me gjasë në këngët e lançuara së fundmi nga konkurrentët.

Mbetet të shihet nesër në kanalin zyrtar të Noizyt se çfarë fshihet pas këtij projekti unik, që si i tillë përbën risi në historinë e diskografisë shqiptare. /Prive.al/
https://instagram.com/p/6iIo3cyvuc/

Artikuj të ngjashëm