Fund i spekulimeve: Kjo është fotografia që e dëshmon lidhjen e Feros me Arbenitën (FOTO)

By

Mediat shqiptare gjatë së martës, po vlonin nga lajmet ku thuhej se reperit të famshëm Feronit Shabanit, iu zbulua e dashura.

Çuni simpatik që u bë i famshëm me këngët e tija ku e prezantonte veten si një gangster, ‘don zhuan’ e pasanik, paska një të dashur dhe dikush ia paska vjedhur zemrën.

E vajza që qëndron krah tij, është një bukuroshe dhe quhet Arbenita Ismajli. Spekulimet për lidhjen e tyre nisën kur dyshja publikuan fotografi nga i njëjti vend në Frankfurt të Gjermanisë, imazh të cilin Arbenita më pas e largoi në Instagrami.

Por Prive ka gjetur një foto të dyshes, e megjithëse Arbenita ka vendosur t’ia “ndajë në gjysmë” fytyrën Feros në këtë imazh, vërehet qartë nga tiparet e tij që është reperi.

Dyshja shihen të përqafuar me njëri tjetrin ndërsa Arbenitës po i rrezatonte fytyra nga lumturia. Madje ata të dy e ndjekin edhe njëri tjetrin në Instagram derisa lidhja e tyre po mbahet në distancë pasi që Ismajli jeton në Londër.

Ja edhe FOTOGRAFIA – simpatikë apo jo?

 

Artikuj të ngjashëm