Fondacioni “Sunny Hill” ndanë 100 mijë euro për kulturën e shkollat e Kosovës

By

Fondacioni i themeluar nga Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjini, ka ndarë të mërkurën 100 mijë euro për disa shkolla të muzikës e OJQ në Kosovë.

E shoqëruar nga babai i saj, Dua të mërkurën gjatë një konference për media, ka bërë shpërndarjen e këtyre fondacioneve për përfituesit e përzgjedhur nga Sunny Hill.

Dua shkruan edhe në profilin e saj në Instagram për këtë fondacion, duke theksuar se paratë e mbledhura nga koncerti i vitit 2016-të, janë shpërndarë tashmë për organizatat e shkollat të cilat kanë nevojë.

“Faleminderit të gjithëve për perkrahjen e Sunny Hill Foundation dhe Sunny Hill Festivalit. Sunny Hill Foundation ka shpernda €100,000 për bamiresi, evente kulturore dhe shkolla të Muzikes në Kosovë. Ju falemnderojmë përzemersisht për ndihmen e juaj dhe urojmë një jete te gjate se bashku per perparimin e artit, kultures dhe rinise te Kosoves”, ka shkruar Dua. /Prive.al

View this post on Instagram

Faleminderit të gjithëve për perkrahjen e Sunny Hill Foundation dhe Sunny Hill Festivalit. Sunny Hill Foundation ka shpernda €100,000 për bamiresi, evente kulturore dhe shkolla të Muzikes në Kosovë. Ju falemnderojmë përzemersisht për ndihmen e juaj dhe urojmë një jete te gjate se bashku per perparimin e artit, kultures dhe rinise te Kosoves. ——— Thank you to everyone for their support towards Sunny Hill Foundation and Sunny Hill Festival. To date Sunny Hill Foundation has raised €100,000 and we have chosen to give it all out to charities close to our heart , cultural organisations and music schools in Kosovo. Thank you from the bottom of our heart for all of your help and I hope that this is the beginning of a very long lived establishment that works towards the future of art, culture and the youth of Kosova.

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

Artikuj të ngjashëm