Floriani së shpejti me projekt të ri

By

Gjatë verës korri sukses mjaft të madh me këngën ‘Syn’ që e solli në bashkëpunim me Lindonin.

Mirëpo Floriani ka rezervuar supriza edhe për fundvit. Ai ka postuar një foto në Instagram ku paralajmëron se po përgatitet për videoklipin e ri.

Për realizimin e tij ai ka zgjedhur produksionin Entermedia me të cilin ka bashkëpunuar edhe më parë.

Nuk dihet nëse Floriani do vijë solo apo në bashkëpunim por jo shumë kohë më parë ai bashkë me Endrin pyetën fansat për idenë e një bashkëpunimi të mundshëm, gjë që u mirëprit nga këta të fundit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm