Floriana Garo i jep fund fejesës

By

Prezantuesja e programit ‘Jo vetëm modë’ si dhe njëkohësisht vajza e motit në kanalin ‘ABC News’ nuk është më e fejuar.

Lajmin e ka publikuar Revista Who në Shqipëri të cilët kanë konfimuar se ka marrë fund lidhja 5 vjeçare e Florianës me Tedi Ngjelën.

Një fejesë e cila dukej se shkonte shumë mirë dhe ishte e mbushur me dashuri,  të paktën kështu ka deklaruar në emisione vetë prezantuesja.

Madje, për të qenë afër Tedit, Floriana la Amerikën për tu kthyer në Tiranë.

Arsyet se pse marrëdhënia e tyre mori fund nuk dihen teksa akoma asnjëri nga ta nuk kanë treguar publikisht për këtë lajm. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm