Flori uron festat e fundvitit me pemën më të veçantë të mundshme! (FOTO)

By

Kantautori nga Shqipëria, Flori Mumajesi, është shquar gjithmonë për veçantinë e tij në çdo sferë të artit.

Vetitë dalluese në sferën e muzikës artisti po i tregon edhenjëherë por në një fushë krejt tjetër, atë të dizajnit.

Artisti përmes progamit për krijimin e ‘Intstrumentaleve’ muzikore arriti të krijojë një melodi e cila në pamje të parë të jep përshtypjen e një peme mjaft të bukur të vitit të ri.

Ai publikoi atë në profilin e tij në Instagram teksa për idenë dhe krijimin në fjalë mori komplimente mjaft të mëdha nga miqtë.

Nuk dihet 100% nëse ai është krijuesi i vërtëtë i kësaj peme por sidoqoftë një producent nuk mund të gjente ide më gjeniale për urimin e festave. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm