Flori jep lajmin që nuk e prisnim: ‘Lutem për ju. Zoti ju pastroftë shpirtin’

By

Një lëndim i Flori Mumajesit në ditët e fundit të muajit Korrik bëri që papritmas, plani i koncerteve të artistit të devijojë nga skema e parashikuar.

Fraktura në krahasor e bëri të pamundur që Mumajesi të jetë në skenë për një kohë të caktuar e cila siç kishte thënë vetë, nga doktorët është paraparë rreth 3 deri në 6 javë.

Sidoqoftë, Flori është Flori dhe nuk pushon asnjëherë!

Përmes një postimi ku shfaqet me djemtë e grupit Threedots, ai ka bërë të ditur se nesër do t’i rikthehet skenës.

Në shkrimin e shpërndarë, krijuesi i hitit ‘Karma’ fokusohet edhe tek të gjithë ata që mbase mund t’i ishin gëzuar lajmit për lëndimin e tij shkruan Prive.al.

Lexoni të plotë postimin më poshtë:

Faleminderit te gjithe atyre qe me kane shrkuar per shendetin keto dite, po edhe atyre qe nuk munden… Ndersa atyre qe ju be qejfi apo benin komente te tipit (MIRE TI BEHET) ju them se dje me ndodhi mua, neser mund t’ju ndodhi juve! Nuk mund te gezoheni me fatkeqsine e dikujt. Lutem per ju, Zoti ju pastrofte shpirtin dhe te kuptoni se eshte me bukur te duash se sa te urresh…Nga neser bashke me djemte do ti rikthehemi koncerteve

Artikuj të ngjashëm