Flori, gjysmë milioni shikime me baladën e tij

By

Nuk u deshën më shumë se disa minuta nga publikimi për të kuptuar se kënga e re nga Flori Mumajesi do të shndërrohet në hit.

‘Me fjalë të vogla’ u prit tejet mirë nga publiku e madje të shumtë ishin edhe kolegët e kantautorit që shpërndanë baladën në rrjetet sociale të tyre.

E natyrisht se pasqyrimi i këtij suksesi janë edhe shikimet në Youtube.

Kënga pa i mbushur mirë tre ditë të plota nga çasti kur u publikua, ka kapur shifrën e gjysmë milioni të shikimeve.

Ajo që mbetet tani është të shihen rrjedhat e festivalit Kënga Magjike në të cilin Flori po konsiderohet si favorit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm