Flaka Krelani përlotet në emision: Shpresoj që babai të jetë i lumtur për ne…

By

Një videomontazh me fotot e fëmijërisë krah
babait të saj, e ka prekur tej mase këngëtaren gjakovare Flaka Krelani në
studion e “E Diell”.

E ftuar për të
folur për karrierën e saj muzikore, Krelani pasi ka parë fotot e babait i cili
prej 15 vitesh nuk jeton më, e përlotur, e prekur dhe e kapluar nga malli për
të, ka thënë se i mungon jashtëzakonisht shumë, jo vetëm asaj, por edhe pjesës
tjetër të familjes.

“Dua shumë që ai
atje ku është ta shohë sesa kemi ecur, është shprehur e emocionuar Flaka, “të
gjitha sfidat që i kemi përballuar deri më tani, e kemi bërë vetëm për atë që
ta lumturojmë atje lart ku ai ndodhet” përfundoi ajo.

Babai i Flakës, Fatlik Krelani ka qenë ish-futbollist i Vllaznimit, Flamurtarit, Borcit dhe Lepencit në Kosovë

Artikuj të ngjashëm