Flaka Krelani këtë herë në bashkëpunim me dy emra mjaft premtues të skenës sonë (VIDEO)

By

Këngëtarja Flaka Krelani, që prej fillimeve të karrierës së saj ka qenë një prej emrave të pakt që vëmendjen mediatike e ka fituar vetëm përmes stilit unik të këndimit dhe kapacitetit të fuqishëm vokal.

Këtë e vërteton më së miri edhe me albumin e saj të fundit ‘Xperimental’ ku këngëtarja shihet më tepër në stile muzikore që i’u ka përshtatur shijeve personale të të kënduarit.

Artistja pavarësisht punës së madhe që pati me albumin e saj nuk ka ndërmend të ndalet me kaq pasi që tashmë do të vijë në bashkëpunim edhe atë me dy prej artistëve më premtues në skenën tonë.

Bëhet fjalë për këngëtarin Ukë Emërllahu dhe reperin Mr.PM që të dy pjesë e labelit Blloku Par Entertainment.

Burime për Prive.al kanë treguar se bashkëpunimi në fjalë pritet të publikohet në fillim të muajit dhjetor teksa këngës do ti bashkangjitet edhe videoklipi.

Për muzikën dhe produksionin e projektit në fjalë janë përkujdesur ‘XhimiOndeBeat’ i cili njëherit është edhe vëllau i këngëtares Flaka Krelani si dhe producenti Dren Kaleci teksa videoklipi do të punohet nga Andi Dauti.

Prive.al ju ofron edhe një pjesë të shkurtër nga projekti në fjalë.

 

Artikuj të ngjashëm