Fillon shitja e biletave për koncertin e grupit “Gjurmët”

By

Ka filluar shitja e biletave për koncertin e grupit “Gjurmët” që do të mbahet më 12 qershor.

Biletat mund t’i gjeni në kioskën tek sheshi “Zahir Pajaziti”, me çmim dhe 7 euro.

“Një grusht qershi”, “Era”, “Mendoja çdo gjë merr fund pa ty”, janë vetëm disa nga këngët me ikonike të shekullit të kaluar.

Grupi legjendar “Gjurmët” do të rikthehen në muajin e qershive, duke mos dashur të kenë fund asnjëherë.

Koncerti madhështor ku grupi do të “çlirojë” gjithë krijimtarinë e tyre do të mbahet pikërisht në ditën e çlirimit të Prishtinës – më 12 qershor, në sallën 1 Tetori nga 20:30.

Artikuj të ngjashëm