Fifi i drejtohet atyre që i thonë ‘lopë’

By

Fifi është një këngëtare dhe tekstshkruese e talentuar dhe shumë e dashur për publikun shqiptar. Por sa duket kilet e tepërta të Fifit, që vetë këngëtaren nuk e shqetësojnë, janë problem për disa, të cilët dhe e kanë ofenduar vazhdmisht.

Përmes një postimi në Instagram, Fifi shkruan se ajo ndihet e bukur dhe shumë mirë me veten dhe bën thirrje kundër bulizmit.

“Unë jam e bukur. Ju përshëndes të gjithëve ju që më keni nisur mesazhe të llojit ‘je si lopë, je shumë e trashë, je veshur shumë keq, je shumë e shëmtuar, je shumë kështu, je shumë ashtu.’ Mbase sot mund të bëjë zhurmë kjo thirrja ime kundër bullizmit. Më besoni që nuk është vetëm për mua. Po nanusha, jam shumë e bukur, ndihem e bukur dhe ndihem e veçantë”, shkruan ajo.

Share

Artikuj të ngjashëm