Festë në familjen e motrave Mustafa (FOTO)

By

Sot ka festë në familjen e madhe të motrave Mustafa.

Kumria, njëra prej tetë motrave të tyre feston sot ditëlindjen, dhe natyrisht dy motrat më të njohura për popullin shqiptar, Sahidja dhe Safetja e shfrytëzuan këtë ditë për ta uruar atë siç është më së miri.

Të dyja këngëtaret e muzikës popullore hyrën në Instagram për ta postuar nga një fotografi me Kumrinë dhe për t’i shkruar disa fjalë.

‘Urime e bukura ime’ shkroi Sahidja.

Të njëjtat fjalë i pati edhe Safetja.

Motrat Mustafa janë shumë të njohura për shumë këngë të cilat vazhdojnë të dëgjohen edhe sot nga gjeneratat e tyre./Prive.al

Artikuj të ngjashëm