Fejohet motra e Almedës: Fotot e para nga ceremonia

By

Motra e ish-Miss Shqipëria 2008 Almeda Abazi, Ilda është fejuar ditën e sotme me partnerin e saj turk Kenan Sipahi.

Ka qenë Almeda ajo e cila përmes disa fotove të publikuara në rrjetet sociale, ka zbuluar lajmin duke ndarë foton nën urimet e sinqerta për motrën.

“Uroj të jeni shumë të lumtur. Ju dua shumë Ilda dhe Kenan” – shkruan Abazi.

Ilda dhe Kenan janë tash e një kohë në lidhje dhe zyrtarizimi me fejesë ishte vetëm çështje kohe.

Tash na mbetet të presim për dasmën e madhe! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm