Fejesat në trend: Edhe një çift i njohur raportohet të jenë fejuar në fshehtësi

By

Në showbizin ndërkombëtar, lajmet e fejesave kanë qenë të shumta këto ditë.

Fillimisht Justin Bieber me Hailey Baldëin, e pastaj modelja Karlie Closs e tani edhe një tjetër çift me famë botërore po raportohet të jenë fejuar.

Është fjala për të famshmin Nick Jonas dhe aktoren Priyanka Chopra, për të cilët po raportohet se janë fejuar pas muaj të tërë lidhjeje.

nick jonas priyanka chopra engaged 014121537

Thuhet se 25 vjeçari i ka propozuar martesë aktores derisa ajo po e festonte ditëlindjen e 36-të gjatë javës së kaluar në Londër.

Sipas revistës People, Nick kishte ndaluar tek dyqani Tiffany & Co në New Tork për të blerë unazën për të fejuarën e tij.

Edhe mediat në Indi kanë filluar të shkruajnë se Chopra është fejuar, megjithatë asnjëri nga çifti s’ka konfirmuar asgjë! /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm