FASHION CV: DAFINA ZEQIRI

By

[tribulant_slideshow gallery_id=”2″]

Çdo videoklip i saj nis me kurorën e “Mbretëreshës”… Këtë epitet Dafina Zeqiri e pasqyron në çdo paraqitje të saj.
Nëse vëzhgohen rrjetet sociale të këngëtares kuptohet pasioni për modën dhe stili i veçantë që Zeqiri ka krijuar në 9 vite karrierë.
Me një fizik për tu admiruar çdo veshje merr kuptimin e duhur në trupin e saj…
Bashkëpunimi me dizajneren Lia Stublla ka qenë një histori suksesi që Dafina të klasifikohet si një ndër të veshurat më mirë.
Në trupin e saj duken bukur edhe veshjet e meshkujve ndërsa sensualitetin e shfaq në tapetin e kuq.
Mirëpo jo gjithmonë veshja e saj ka qenë goditje në shënjestrën e duhur… Vitet e para në skenë na kanë njoftuar me një Dafinë më të thjeshtë në dukje e ndërsa sot ajo është një ikonë e modës.
Dafina Zeqiri ka guxuar të eksperimentoj jo vetëm në flokë apo ngjyrën e kostumeve por edhe në zhveshje…
Mirëpo edhe zhveshjet kanë pasur prerjen e duhur në vendin e duhur…
Dafina Zeqiri është ndër të paktat këngëtare që ka sjell një tendencë të re në veshje … Çdo herë vjen ndryshe por cilat do të jenë fantazitë e radhës të këngëtares?! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm