Fansat nisin talljen me Bebe Rexhën, sipas tyre ajo duket si detergjent

By

Këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha ka një stil më ekstravagant dhe me veshje asnjëherë nuk tregohet e thjeshtë sa i përket pamjes.

Me ngjyra të ndezura e kombinime të ndryshme, ajo u ka rënë në sy fansave dhe ata kanë nisur të tallen paksa me të, ndonëse jo me të keq.

Edhe Rexha e ka marrë këtë tallje me sportivitet dhe i ka publikuar imazhet që fansat e saj i kanë edituar për të.

Të përfshira në kolazhe, ata kanë bashkuar fotografitë e Bebes me detergjente të markave të ndryshme duke i përshtatur me veshjet e Rexhës.

“Kjo është qesharake, por ju djema keni shumë kohë në dorën tuaj”, ka shkruar Bebe paksa me ironi në profilin e saj në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm