Familjes së Fatmir Spahiut i shtohen edhe dy anëtarë të rinjë?!

By

Aktori i njohur, Fatmir Spahiu, siç e njohin të gjithë me emrin e personazhit të serialit ‘Kafeneja Jonë’ ‘Oki’, krahas angazhimeve të shumta në profesion po del të jetë mjaft aktiv edhe në rrjete sociale.

Postime e shumta si në Facebook ashtu edhe në Instagram zënë një vend të konsiderueshëm në përditshmërinë e aktorit i cili së fundmi duket se ka ndërmarrë një iniciativ mjaft të veçantë.

Sipas një fotografie në Instagram, duket se aktori tashmë ka adoptuar dy qen të vegjël të cilët duket se i kanë çuar entuziazmin në maksimum fëmijëve të tij, Malit dhe Lisit.

Nuk dihet nëse ky takim me këto kafshë ishte thjesht një rastësi e këndshme apo të njejtit nga tash e tutje do të jenë pjesë e familjes Spahiu. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm