Eurovizioni këtë vit në Izrael, me këtë datë këndon Jonida Maliqi në festival

By

Këtë vit, Izraeli do të jetë shteti
nikoqir i Eurovizionit për të tretën herë, pasi që këngëtarja Netta ia kishte
dhënë vendit të saj fitoren për të katërtën herë me këngën “Toy” në
Lisbonë.

Këtë herë gara europiane e këngës do të mbahet në Tel Aviv ndërsa tërë ngjarjen e organizon Public Broadcasting Corporation.

Jonida Maliqi është në mesin e këngëtarëve
që këtë vit përfaqësojnë vendet e tyre në Eurovizion, ndërsa ajo merr pjesë me
këngën e saj “Kthjeu Tokës” që ka një mesazh direkt, e me të cilën
ajo e fitoi edicionin e 57-të të Radiotelevizionit Shqiptar.

Shqipëria mësohet se do të performojë në gjysmëfinalen e dytë të festivalit evropian që do të mbahet me 16-të Maj, bashkë me 17 shtetet e tjera konkurruese. 

Artikuj të ngjashëm