Eurovision 2018: Televizioni Kombëtar i Kinës heq nga transmetimi performancën e Shqipërisë dhe Irlandës

By

Mbrëmjen e djeshme ishte transmetimi zyrtar i gjysëm finales së parë të Eurovizionit 2018. Të drejtën e transmetimit e kishte edhe televizioni kombëtar në Kinë, Mango TV.

Ky televiion fillimisht pati disa vonesa por nuk mjaftoi me kaq pasi ata kishin bërë edhe reduktime të ndryshme duke mos transmetuar kështu dy performance.

Kanë qenë pikërisht performance e Shqipërisë dhe Kinës ato që janë hequr nga transmetimi për dy arsye.

Performanca e Eugent Bushpepës, i cili përfaqësonte Shqipërinë u hoq pasi sipas një rregulloreje të re në Kinë: aktorët dhe artistët ndalohen që të shfaqin tatuazhet në television, shkruan blitz.al. Edhe kur u dhanë emrat e finalistëve në ekran janë shfaqur vetëm pjestarët e ekipit të tij dhe nuk është transmetuar reagimi Eugentit.

Gjithashtu performance e Irlandës u hoq nga transmetimi pasi në Kinë ndalohet transmetimi i përshkrimit të marrëdhënies së gjinisë të njëjtë.

Ryan O’ Shaughnessy u paraqit në skenë duke kërcyer me disa valltarë meshkuj, një valle baskëkohore e cila tregon historinë e një cifti.

Por ndryshe nga Shqipëria kualifikimi i Irlandës nuk u censurua dhe u shfaq plotësisht.

Gjithashtu dicka tjetër që është censuruar gjatë gjithë mbrëmjes ka qenë flamuri i LGBT i cili valvitej në publik,

Artikuj të ngjashëm