Estrada nuk ia shpërndau kurrë këngët, Labi ka për të thënë diçka (VIDEO)

By

Javë më parë, Prive iu ka raportuar se Labinot Tahiri dhe 2TON janë bërë bashkë për një duet tjetër klipi i të cilit është xhiruar në Greqi.

Projekti i tyre pritet që së shpejti të jetë gati për publikun.

Por para kësaj, Labinot Tahiri – i cili është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, shfrytëzoi Instagramin e tij për t’u shprehur në lidhje me shpërndarjet e klipeve nga ana e këngëtarëve.

“Unë nuk kam formuar kurrë klane as në estradë dhe as sot në politikë. Unë punoj me shpirt dhe zemër dhe jo vetëm për vete.
Klipet e mia, nuk mi kanë shpërndarë estrada sikurse shumë të tjerëve qe njeri tjetrit i’a shpenrndajnë, normalisht publiku mi k’a shperndarë gjithmonë..! Thjeshtë nuk kam pasur frik kurrë nga deshtimi i karrieres, edhe pse ate e kanë dashur disa njerë, por atë e cakton vetëm i madhi Zot.

Kësaj radhe, sigurisht se do ti vëzhgoj me kujdes ata qe sot kanë bërë karrierë, e dje u’a kam hapur derën e bashkpunimit dhe të mundesive në karrieren e tyre.
Sidomos kjo vlen për ‘Ferizajlit’ që duhet të mbushen mend se gjithnje kanë qenë te shkelur, dhe fjalet qe u’a kam thënë ju kanë dalë edhe sot”, ka shkruar këngëtari së bashku me një video të cilën e publikoi në këtë rrjet social.

Tani, pasi të publikohet projekti i ri i Labit me 2TON, këngëtari ferizajas ka ndërmend t’ë vëzhgojë kush po e shpërndan e kush jo./Prive.al

https://www.instagram.com/p/BizbC77hEPi/?taken-by=labinottahiriofficial

Artikuj të ngjashëm