Era tregon se a do këndoj më në gjuhën shqipe (VIDEO)

By

Që prej famës ndërkombëtare të cilën e arriti me shpejtësi drite, Era Istrefi ka dëshmuar një lloj të patriotizmit modern.

Këngëtarja në çdo intervistë ka përmendur Kosovën teksa nuk ka pranuar zhvendosjen me bazë në Berlin apo Londër me qëllimin e vetëm që ta mbaj vendin e origjinës si pikë reference.

Era shkroi historinë me këngën e parë në shqip që arriti jehonë ndërkombëtare duke u dëgjuar edhe në Beograd. Por, tani si pjesë e Ultra Music me suksesin global përpara a do vazhdoj Era të këndoj në shqip?!

Në një intervistë për një radio holandeze, Istrefi foli edhe për këtë temë ku u shpreh: ‘Dua të bëj muzikë anglisht që të gjithë ta kuptojnë por dua gjithashtu të ndaj ca pjesëza të kulturës sonë të bukur nga e cila bota do shokohet’. /Prive.al/

https://www.youtube.com/watch?v=tJUd78nz7P8

Artikuj të ngjashëm