Era Istrefi theu kufijtë me muzikë!

By

Atë e kanë rritur rrugët e Prishtinës.

Rebele, unike, atraktive e moskokëçarëse, është vetëm një emër, Era Istrefi.

Kush do ta mendonte se një vajzë si ajo, që ka ecur vetëm rrugëve të kryeqytetit të një vendi të vogël si Kosova, do prekte majat e suksesit edhe në vendet ku shqip s’ishte dëgjuar më parë.

Nisi karrierën me një këngë reagge, “Mani për Money”, ku shfaqi karakter të formuar ndryshe nga këngëtaret që kishim parë deri atëherë.

Vazhdoi me të tjera projekte muzikore të shoqëruara me klipe si, “E dehun”, “A po don”, “13”, “Njo si ti”, e bashkëpunimin me reperin Ledri Vula, “Shumë pis”.

Për t’i vënë qershinë mbi tortë kësaj pune, ajo lansoi “Bon Bon”, që për një kohë rekorde u bë super-hit, e po dëgjohej ngado.

Viti 2016-të i hapi rrugë, ishte tejet i mbarë për të.

Era kishte nënshkruar edhe kontratën ndërkombëtare me Sony dhe Ultra, marrëveshje kjo që paraqiste një rrugë të re të këngëtares në karrierën e saj muzikore.

Era muzikën e ka jetë, gjithçka.

Kështu pati thënë në një intervistë për Prive në Klan Kosova në vitin 2016-të, ku ishte shpallur edhe Personazhi i Vitit në edicionin e fundvitit.

“Kur jeta ma kthen shpinën, unë kthehem kah muzika. Muzika për mua është shërim, gjallëri, tejkalim i situatave të vështira, vetëbesim e shfrenim në kuptimin e mirë të fjalës. Ajo të bën më të lumtur, më të ri, më atraktiv e më seksi”, kishte thënë Era gjatë kësaj interviste.

Kjo këngëtare pati thënë se është shumë e gëzuar që kosovarët mund ta dëgjojnë muzikën e saj pa paguar, ngase e di mirë gjendjen ekonomike të vendit ku jeton.

Rrallë herë paraqitet publikisht në intervista, nga ajo publiku merr vetëm muzikë e art, dhe jo shumë fjalë.

Ndër të paktat intervista që ka në televizionet kosovare, në rubrikën 60 sekonda për Prive, pati thënë se përpiqet gjithmonë t’i përmirësojë defektet që sheh tek vetja.

Në këtë intervistë ajo pati premtuar edhe se do sjellë bashkëpunim ndërkombëtar, gjë që ende nuk ka ndodhur.
Kënga e saj e fundit ishte një tjetër sukses. Redrum erdhi me një klip jashtëzakonisht të veçantë, duke arritur të bëjë 28,801,160milionë klikime në tre muaj.

Era, publiku mezi po pret të shohë “whats next”. /Prive.al

Më poshtë mund t’i ndiqni dy intervistat e Era Istrefit dhënë për Prive:

 

 

 

Artikuj të ngjashëm