Era Istrefi kthehet në shtëpi, surpriza e vëllait e lë pa fjalë (FOTO)

By

Nga Los Angeles ajo më në fund u kthye në shtëpinë e saj.

Festa e Kurban Bajramit e ka gjetur këngëtaren Era Istrefi pranë familjes së saj në Prishtinë dhe kjo e ka lumturuar pa masë atë.

Ama më i lumturi për kthimin e saj në shtëpi duket të ketë qenë i vëllai, Bledi, i cili ka pasur një mënyrë të veçantë për ta pritur motrën e tij.

Ai i ka blerë asaj një tortë me çokollatë, ndërsa Era është gëzuar jashtë mase për këtë befasi, sa ka vendosur ta ndajë me ndjekësit e saj në Instagram.

“Kështu më priti në shtëpi vëllai i vogël”, ka shkruar këngëtarja, e cila së shpejti pritet të publikojë një projekt të ri muzikor. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm