Era Istrefi “infekton” serbët (VIDEO)

By

Deri sa portali serb B92 ironizonte me suksesin e Erës duke iu referuar asaj që vite më parë “përdhosi” kishën ortodokse duke gjiruar videoklip me skena ekstravagante, një këngëtare serbe me gjasë ishte në studio duke inqizuar këngën e saj e cila do të ishte thjesht një përpunim i hitit “Bon Bon” të Era Istrefit.

I mënjëhershëm ka qenë reagimi i portalit të lartëcekur duke iu referuar projektit të kopjuar te këngëtares Ana Petroviq.

“Edhe kjo ndodhi: këngëtarja serbe e përpunon hitin shqiptar dhe nuk tingëllon edhe aq mirë”, shkruan B92, duke e theksuar se versioni serb është më folklorik dhe se përmban skena më provokative.”

S’ka si të ndodhte ndryshe, deri sa në të gjithë botën po dëgjohet dhe pëlqehet kënga e Erës, arti dhe kënga nuk njeh izolim, s’ka si të mos depërtonte e pëlqehej edhe në Serbi parkundër shumë paragjykimeve/PRIVE.AL/

 

https://www.youtube.com/watch?v=qUgvyebFpMM&feature=youtu.be

Artikuj të ngjashëm