Era Istrefi e Faton Shoshi u pajtuan, ata sërish ndjekin njëri tjetrin në Instagram (FOTO)

By

Ndarja e tyre profesionale, ishte kryetitull në media anë e mbanë!

Era Istrefi dhe menaxheri i saj Faton Shoshi i ndanë rrugët para ca muajsh, e me këtë ndarje pasoi edhe largimi i njëri tjetrit nga rrjetet sociale.

Por raporti i tyre ka marrë një kthesë. Dyshja ka përmirësuar marrëdhëniet dhe tani ata kanë nisur sërish të ndjekin njëri tjetrin në rrjete sociale dhe kjo është kuptuar në momentin që ka ndodhur.

Ndonëse Shoshi e ka theksuar në një intervistë për Prive se ata të dy nuk do t’i rikthejnë marrëdhëniet profesionale, paska të reja në ato personale pasi ende paskan mbetur miq dhe jo çdo kontakt është shkëputur.

Përndryshe, Istrefi po jeton aktualisht në Londër ku ka marrë një apartament me qira e po vazhdon të punojë për këngët e saj të reja. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm