ERA ISTREFI BOMBARDON ME KLIKIME!

By

Edhe pse është e re në skenën tonë muzikore, Era ka treguar që ka krijuar dëgjuesit e saj të cilët janë të shumtë në numër.

Që nga e shtuna kur spoti ishte premierë në emisionin Prive e deri më sot ka regjistruar shifrën e afër gjysmë milionë shikimesh në YouTube.

‘Njo si ti’ po pëlqehet nga të gjithë e ky projekt është vetëm fillimi për 2015 sepse këngëtarja ka rezervuar shumë surpriza.

Një ndër ato është bashkëpunimi me reperin Ledri Vula. Ky do të jetë bashkëpunimi i parë i Erës teksa Ledri rikthehet në duet pas disa vitesh.

Reperi ka treguar edhe mbështetjen e tij për këngëtaren Istrefi duke shpërndarë këngën e re në faqen e tij në facebook./Prive.al

Artikuj të ngjashëm