Eni Koçi me ide origjinale, të gjithë ju mund të merrni pjesë në klipin e saj!

By

Video klipi i këngës së re të këngëtares Eni Koçi do të jetë origjinal dhe shumë spontan.

Këngëtarja sapo ka bërë një njoftim në profilin e saj në Instagram, ku kërkon nga të gjithë fansat e saj t’i bashkohen në këtë video klip të cilin pritet ta xhirojë së shpejti.

“Gjatë javës në vazhdim do të fillojmë xhirimet për videoklipin tim të ri. Për t’i dhënë më shumë ngjyrë kemi menduar t’i bëjmë disa skena për të cilat më duhet ndihma juaj dhe do isha e lumtur po të përgjigjeshit pozitivisht!”, shkruan Eni.

Ajo thotë se i duhen motoristë, qoftë vajza e qoftë djem, dhe ky është kriteri i vetëm për pjesëmarrje në klipin e saj.

“Kësaj radhe më duhen motoristë, djem apo vajza që ngasin motoçikleta. Të gjithë ju që keni pasion të tillë më kontaktoni”, ka shkruar Eni, duke lënë edhe numrin e telefonit për t’i marrë përgjigjet e ndjekësve të saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm