Encës i erdhi në majë të hundës: U përgjigjet të gjithë atyre që e kritikojnë për veshje

By

E inatosur dhe e mërzitur me njerëzit që e kritikojnë vazhdimisht për paraqitjet në klipet e saj e në fotografi, këngëtarja Enca Haxhia, ka pasur një përgjigje për ta.

Haxhia e cila shpesh është vënë në qendër të kritikave për veshje kontraverse që zbulon shumë nga pjesët e trupit, ka shkruar në Instagramin e saj, një përgjigje për të gjithë ata që kanë adresuar kritika tek ajo.

“Sa herë që dikush dëshiron të më gjykojë dhe të flasë keq për mua e thotë se sa vajzë e keqe jam ose model i keq për të tjerat bazuar në atë që unë e vesh në videot e mia muzikore, kam një përgjigje për ju: Unë jam një yll pop-i, ndërsa ju nuk jeni”, ka thënë Enca, duke u arsyetuar se një veshje e tillë tolerohet përderisa ajo është një “POP STAR”. /Prive.al

Në linkun më poshtë mund të ndiqni intervistën e Encës dhënë në Nd’rrimin e Natës në Klan Kosova këtë javë:

 

Artikuj të ngjashëm