Encën e frikësojnë në vaskë (Video)

By

Këngëtarja Enca Haxhia këtë vit ka sjellur projektin ‘Soul killa’ që mori vëmendje të madhe mediatike dhe pëlqyeshmëri nga publiku.

Klip erdhi pas disa muajsh nga ai paraprak, që ishte në duet me Mozzik dhe të gjithë prisnin të shihnin se çfarë kishte rezervuar Haxhia për muajt e nxehtë.

Pritja i’a vlejti, pasiqë nga 4 korriku e deri më tani ka regjistruar afro 7 milionë shikimesh.

Sot, Enca ka ndarë me ndjekësit e saj në instagram një video nga prapaskenat e këtij klipi.

Pjesa ku këngëtarja shihet në vaskë, është xhiruar disa herë e në njërën nga to, ndërprerja e xhirimit e ka frikësuar e madje e ka bërë paksa konfuze.

Arsyen e këtij momenti hutimi nga Enca nuk e di as ajo, por që e bën mjaft për të qeshur këngëtaren./Prive.al

Artikuj të ngjashëm