Enca premton publikimin e këngës së re, por ka një kusht të vështirë për fansat e saj!

By

Është tejet kreative dhe shpesh i fton në lojë e në gara fansat e saj. Derisa javën e kaluar shpalli konkurs artistik, për të parë se kush e punonte më mirë një foto të Encës, kësaj here këngëtarja ka shpikur një tjetër lojë.

Haxhia ka premtuar se do ta publikojë këngën e saj të re “Rendez Vous” për një javë, por vetëm me një kusht.

Enca ka publikuar në Instagramin e saj një video fotografi super seksi, në të cilën kërkon të marrë 50 mijë komente në 24 orë.

E deri më tani për 10-të orë, janë bërë mbi 17 mijë komente, e ka ende kohë deri tek një ditë e plotë, që të finalizohet kërkesa e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm