Enca përfundon turin veror

By

Këngëtarja Enca Haxhia e cila gjatë kësaj vere ka lançuar projektin ‘Soul killa’ ka shijuar mjaft sukses.

Përpos këngës që është pëlqyer ajo ka qenë mjaft e angazhuar edhe me koncertet të shumta. Por mbrëmë i ka dhënë fund turit të saj veror.

“Jam shumë e bekur për çdo shfaqje,  çdo duartrokitje, çdo fans. Do më mungoni”  – është shprehur në rrjete sociale këngëtarja.

Po ashtu ajo ka treguar që shumë shpejt vjen kënga e saj më e re e shoqëruar me videoklip. Por tani nuk vjen vetëm por në bashkëpunim./Prive.al

Artikuj të ngjashëm