Enca në duet të ri, fansat zbulojnë se është MC Kresha bashkëpunëtori

By

Enca ka paralajmëruar publikimin e këngës së re, duke lëshuar pak sekuenca të këtij projekti në Instagram.

View this post on Instagram

Kush po e pret ? 🎊🎉

A post shared by ENCA (@enca) on

Këngëtarja hyri në Instagram për të publikuar një video të shkurtër, e cila përmbante disa tinguj të projektit të saj të ri për të cilin nuk dha shumë detaje.

“Kush po e pret”, ka shkruar Enca në postimin i cili mori shumë komente, ndërsa fansat e saj kanë filluar aludimet se ajo po sjellë bashkëpunimin e radhës me reperin MC Kresha.

Madje edhe në adresë të Prive kanë ardhur lajme se këngëtarja ka zgjedhur reperin e grupit P.I.N.T për kolaboracionin e radhës.

Kjo duket të jetë tejet interesante – ENCA dhe KRESHA – ngase janë tejet të ndryshëm në stil muzike.

Kënga e saj e fundit është “Balad” dhe Enca ka thënë se kaq ishte me këngë vajtuese duke lënë të kuptohet se tash e tutje ajo do të nxjerrë këngë ritmike

Artikuj të ngjashëm