Emri i njohur i skenës sonë i rikthehet festivalit në RTSH!

By

Për vite me rradhë festivali i RTSH-së ka qenë i pajisur me emrat më të njohur të skenës sonë.

Artistë të shumtë të cilët luftonin për të vetmin qëllim fitimin e festivalit e më pastaj përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision.

E pikërisht këtij festivali do ti bashkangjitet përsëri, Linda Halimi këngëtarja e cila vite më parë mori pjesë por duke mos arritur ta fitonte atë.

Duket se asaj i ka mbetur ende peng fitimi i tij dhe pëfaqësimi i Shqipërisë në festivalin më të madh europian.

Ky rikthim ishte disi i papritur duke marrë parasysh sukseset e shumta në SHBA ku arriti që të befasojë edhe këngëtaren Jennifer Lopez me performancën e saj në  ‘American Idol’.

Sidoqoftë ajo do të jetë prezente edhe këtë edicion teksa do të performojë e 12-ta me rradhë në natën e dytë të spektaklit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm